Sulmohet tubacioni strategjik i naftës në Arabinë Saudite

9 Nëntor 2026 | 18:46

Tubacioni strategjik Lindje-Perëndim i Arabisë Saudite është shënjestruar të hënën në rajonin perëndimor të Medinës, duke shkaktuar një zjarr të kufizuar, njoftoi një zyrtar i Ministrisë saudite të Energjisë.

Sipas deklaratës së transmetuar nga Agjencia Shtetërore Saudite e Shtypit, nga incidenti nuk pati viktima apo persona të plagosur. Gjithashtu, zyrtari konfirmoi se funksionimi i tubacionit nuk është ndërprerë dhe operacionet kanë vijuar normalisht.

Menjëherë pas incidentit, ekipet e emergjencave dhe specialistët teknikë janë angazhuar në terren për të siguruar zonën dhe për të menaxhuar situatën.

Autoritetet saudite nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi natyrën e sulmit, autorët e mundshëm apo mënyrën se si është goditur infrastruktura energjetike.

Incidenti ndodh në një periudhë tensionesh të shtuara ushtarake në rajon, mes koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, që mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, dhe rebelëve Huthi.

Këta të fundit kanë ndërmarrë vazhdimisht sulme me raketa dhe dronë drejt territorit saudit, duke shtuar shqetësimet për sigurinë e infrastrukturës strategjike dhe furnizimeve energjetike në rajon.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar që lidh sulmin ndaj tubacionit me grupin Huth

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turqi, numri i të vdekurve nga shpërthimi në fabrikën e çelikut në Izmir rritet në 16

16 persona u vranë në një shpërthim që ndodhi më herët sot në një fabrikë hekuri dhe çeliku në lagjen Aliaga të Izmirit, në Turqinë...
18:41 | 09/11/2026

Biden kundër Trump: Ajo që bëri më 6 janar duhet ta ndjekë deri në varr

Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka nisur një sulm të ashpër ndaj Donald Trump, duke përmendur sulmin në Kapitol më 6 janar 2021 , dhe...
18:37 | 09/11/2026

Trump, Putin dhe Xi, samit trepalësh në Kinë. Në fokus Irani e Ukraina

Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping mund të takohen për herë të parë javën e ardhshme në Kinë, për një samit trepalësh për të...
18:22 | 09/11/2026