Top News-‘Rasti Veliaj do ngrihet në PE’/ Eurodeputeti italian-Të respektohet prezumimi i pafajësisë
09/11/2026 18:34

Erion Veliaj ka publikuar në rrjetet sociale fjalën e eurodeputetit italian, Giorgio Gori, i cili ka kërkuar shpjegime lidhur me paraburgimin e tejzgjatur të kryebashkiakut të Tiranës. Në një deklaratë për gazetën italiane “Domani”, eurodeputeti italian ka ngritur shqetësimin për trajtimin e kreut të bashkisë Tiranë në institucionet e vuajtjes së dënimit. Madje, ai ka theksuar se e ka adresuar këtë shqetësim edhe tek Përfaqësuesja e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, por sipas tij, letrat kanë mbetur pa përgjigje. Megjithatë, ai u shpreh se nuk ka informacion të mjaftueshëm për të gjykuar nëse Veliaj është fajtor apo i pafajshëm, por theksoi se duhet të respektohet prezumimi i pafajësisë. Sipas tij, në këtë rast mungojnë garancitë minimale, ndërsa nuk është zhvilluar as një seancë dëgjimore. Gori e lidhi çështjen edhe me procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke e cilësuar problematike mbajtjen në paraburgim të personave që janë ende nën hetim. Ai tha se një pjesë e konsiderueshme e të burgosurve në Shqipëri nuk kanë një dënim përfundimtar dhe se kjo është një çështje që duhet të ngrihet gjatë negociatave me BE-në.

Top News- Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes
09/11 18:38
Top News-‘Rasti Veliaj do ngrihet në PE’/ Eurodeputeti italian-Të respektohet prezumimi i pafajësisë
09/11 18:34
Top Channel/Trafik qëniesh njerëzore, ndalohet vëllai i Viktor Orban:“Shënjestra e vërtetë jam unë”!
09/11 16:05
Top Channel/ Politikat e emigracionit, Trump e pranon: “E rëndova dorën” me dëbimet!
09/11 16:01
Top Channel/ Ulliri me bollëk, çmimi bie. Në Elbasan vaji i ullirit shitet 400-500 lekë për litër
09/11 15:56
Top Channel/ I heqin tumorin 3.1 kg nga hunda. Ndërhyrje e rrallë kirurgjikale ndaj 71-vjeçarit
09/11 15:52
Top Channel/ Bujqësia, debat për buxhetin. 17.9 mld lekë për vitin 2027, deputetët kritikojnë fondet
09/11 15:39
Top Channel/ Çmimet rriten, rëndojnë familjet. Inflacioni arrin në 3.4% në tetor
09/11 15:36
Top Channel/ Transporti kërkon TVSH 6%. Operatorët kundër rritjes së barrës fiskale: Rrisim çmimet
09/11 15:34
Top Channel/ Vlorë, 90 qytetarë në spital. Dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm, priten analizat
09/11 15:30
Top Channel/ Opozita bojkoton “territorialen”. Reforma pa opozitën, Mazniku ofron bashkëpunim
09/11 15:27
Top Channel/ Hitaj përballet me opozitën. Deputetët kërkojnë dorëheqjen për protestat
09/11 15:23
Top News- SPAK kërkon 2 vite burg për Bener Becin! Jepet pretenca, konvertohet në shërbim prove
09/11 15:20
Top News- Nis faza dy e Territoriales/ Mungon opozita, Mazniku- Duhet gjithëpërfshirje
09/11 15:19
Top News- Gjobiten 21 protestues/ Ndëshkohen me 5000 lekë pasi bllokuan qarkullimin
09/11 15:16
Top Channel/Transferimi i Veliajt, sekret. Drejtoresha e Burgjeve: Urdhri, i klasifikuar për dy vite
09/11 15:16
Top News- “Transferimi i Veliajt sekret”, Drejtoresha e burgjeve jep detaje tek Siguria
09/11 15:10
Top Channel/ SPAK thellon hetimet për Hysenin. Pastrim parash, transferta mijëra euro vëllait
09/11 15:08
Top Channel/ Shefi i kompanisë pranon lidhjen me një grua të dyshuar si spiune kineze
09/11 15:00
Top Channel/ SPAK kërkon mbi 150 vite burg për Shullazin, Berishën dhe bandën e 2005-ës!
09/11 14:56