Lamine Yamal bëhet me shtëpi të re, blen vilën e Shakirës për 11 milionë euro

Lamine Yamal dhe e dashura e tij, Ines Garcia, po përgatiten të nisin një kapitull të ri së bashku në Barcelonë, në vilën luksoze që dikur u përkiste Shakirës dhe Gerard Piquésë – një pronë e blerë nga futbollisti “Blaugrana” për rreth 11 milionë euro.
Sipas njoftimeve nga agjencia spanjolle Europa Press, çifti mbërriti në pronë me një furgon të zi, i shoqëruar nga personel sigurie, për të parë ecurinë e një kantieri ndërtimi që ishte ende në fazën më aktive – mes kontejnerëve të transportit dhe punëtorëve të angazhuar në pastrimin e mbetjeve.
Qëllimi i rinovimeve – afatet kohore dhe detajet specifike të dizajnit të të cilave mbeten konfidenciale – është përshtatja e hapësirave sipas shijeve personale të sulmuesit të ri dhe influencueses; një çift që janë bashkë prej disa muajsh dhe ndajnë gjithçka, nga momentet e mbështetjes në stadium e deri te pamje nga jeta e tyre e përditshme në rrjetet sociale.
Prona madhështore ofron privatësi të plotë dhe përfshin kopshte të gjera, pishina private, palestër, si dhe ambiente të ndryshme sportive. Aty ndodhet gjithashtu studioja historike e regjistrimit, e përdorur dikur nga këngëtarja kolumbiane; ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nëse kjo hapësirë do të ruhet apo do të transformohet.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



