Juventus nuk shkoi dot më shumë se barazimi 2-2 ndaj Fiorentinës, në sfidën përmbyllëse të javës së 11-të në Serie A. Bardhezinjtë e gjetën veten dy herë në disavantazh, por Nick Woltemade dhe Gleison Bremer arritën të barazonin golat e shënuar nga Mateo Pellegrino dhe Alieu Njie.
Kur ndeshja ishte në barazim 2-2 dhe po shkonte drejt fundit, topi preku krahun e lojtarit të Fiorentinës, Joao Mario, brenda zonës së penalltisë. Gjyqtari lejoi vazhdimin e lojës, ndërsa sistemi VAR vendosi të mos ndërhynte, gjë që shkaktoi zhgënjim të thellë te bardhezinjtë.
Ish-gjyqtari, tashmë pinionist i DAZN, Luca Marelli, tregon se Juventus u vodh në këtë rast, që mund të kishte ndryshuar komplet fatin e ndeshjes.
“Pika e kontaktit është poshtë bërrylit, më shumë në krah sesa në sqetull. Topi devijohet nga lojtari në mënyrë të papritur, por krahu i tij ishte larg trupit. Nuk ka dyshim se lojtari i Fiorentinës e preku topin me krah dhe duhej të ishte ndëshkuar si dhe duhej dhënë penallti për Juventusin”, tha Marelli.







