Ambasada e SHBA-së në Kosovë njoftoi se e Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, zhvilloi një takim me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Sipas njoftimit, bisedimet u përqendruan te partneriteti i fuqishëm mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes.
Të lidhura
None found
Ambasada amerikane bëri të ditur se synon ta vijojë bashkëpunimin dhe të mbështesë ngritjen e mëtejshme të kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
“Takimi i sotëm mes të Ngarkuarës me Punë, Anu Prattipati, dhe ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u përqendrua te partneriteti ynë i fortë në fushën e mbrojtjes”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.






