AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon shërbim prove për kryebashkiakun Benet Beci

Prokuroria e Posaçme kërkoi deklarimin fajtor të kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera gjatë kohës që drejtonte KESH. Megjithatë, Prokuroria kërkoi pezullimin e dënimit dhe vendosjen e tij në shërbim prove.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
20 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
beci 750x584
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci pas një dëshmie në SPAK.

Prokuroria e Posaçme, SPAK paraqiti të hënën konkluzionet përfundimtare në çështjen penale në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera gjatë kohës që drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, përmes favorizimit të një kompanie private në prokurimin me vlerë 69.5 milionë lekë. Bashkë me Becin akuzohen edhe gjashtë ish-vartës të tij, përfshirë edhe bashkëshortja e Evis Berberit, ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar që ndodhet i arrestuar për vepra të tjera penale.

SPAK kërkoi deklarimin fajtor të Becit dhe dënimin e tij me dy vjet burg, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 1 vit e katër muaj. Prokuroria kërkoi pezullimin e këtij dënimi dhe vendosjen e Becit në shërbim prove për 4 vjet, me qëllim që të mos kryejë tjetër vepër penale gjatë kësaj periudhe. Po ashtu, u kërkua caktimi i dënimit plotësues për moslejimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare. E njëjta masë u kërkua edhe për të pandehurën Adela Ruko, bashkëshorten e Berberit.

Për të pandehurit e tjerë, Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni dhe Premtim Dauti, anëtarë të komisionit të vlerësimit të prokurimit dhe njësisë së prokurimit në atë tender, u kërkua dënimi me nga 1 vit heqje lirie për secilin, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar mbetet 8 muaj burg. Edhe në këtë rast, SPAK kërkoi pezullimin e dënimit dhe në përfundim konvertimin e masës me 150 orë punë për secilin.

Beci dhe gjjashtë të pandehurit e tjerë akuzohen se kanë shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019 me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik”. Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, pas sekuestrimit të provave materiale në banesën e Berberit. Në telefonin e Berberit u gjetën prova për materiale që ky i fundit i kishte dërguar Becit në lidhje me tendering në fjalë, si dhe përgjigjet e ish-drejtorit të KESH, që i shkruante “ok” dhe e falënderonte.

Sipas SPAK, nga analizimi i provave të siguruara, ka rezultuar se Benet Beci në bashkëpunim me gjashtë vartësit e tij, kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, “Consulting & Management Albania” sh.p.k..

Gjatë seancës të hënës paraqiti konkluzionet përfundimtare edhe përfaqësuesi ligjor i Becit, avokati Ervin Metalla, i cili kërkoi pafajësi. Ai parashtroi se, në përfundim të seancës paraprake gjyqtari përkatës duhet të kishte vendosur pushimin e akuzës, pasi nuk provohej që i pandehuri Benet Beci të kishte kryer ndonjë vepër penale. Sipas metallës, jo vetëm që nuk është provuar fajësia e të pandehurit përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, por nuk është provuar një sjellje e tij personale që, e vlerësuar në përmbajtjen dhe rrethanat konkrete, të përmbushë elementet objektive dhe subjektive të veprës penale.

Avokati solli në vëmendje mesazhet që Beci i ka dërguar Berberit, “Ok, flm Visi” dhe “Flm” dhe argumentoi se, në pretendimet dhe provat e prokurorisë, mungon veprimi i Becit. Sipas Metallës, nuk është provuar se çfarë bëri Benet Beci me materialet; se kujt ia përcolli apo çfarë urdhri dha; se cilin kriter kërkoi të vendosej; në cilin punonjës ndikoi dhe cilën vendimmarrje orientoi; se cilit operator kërkoi t’i krijohej avantazh; apo në çfarë mënyre konkrete ndërhyri në procedurën e prokurimit.

“Në të drejtën penale nuk dënohet një person për atë që mund të hamendësohet se ka kuptuar nga një mesazh”, tha Metalla dhe nënvizoi se në periudhën kur ka nodhur tenderi, kuadri ligjor dhe nënligjor parashikonte ndarje funksionesh ndërmjet titullarit dhe strukturave të ngarkuara me përgatitjen dhe vlerësimin e prokurimit. Sipas tij, prokuroria nuk idetnfikoi ndonjë urdhër apo kërkesë konkrete që Beci t’u ketë drejtuar anëtarëve të mkësosë së prokurimit apo komisionit të vlerësimit të ofertave për të përfshirë në dokumentet e tenderit materialet e përcjella në telefonin e tij nga Berberi.

Metalla argumentoi se organi akuzës nuk ka provuar që Beci të ketë përcaktuar kriteret e tenderit; të ketë ndryshuar kritere apo të ketë kërkuar përshtatjen e tyre për një operator. Ai këmbënguli se nuk provohet që i pandehuri të ketë kryer ndonjë veprim konkret në funksion të avantazhit të pretenduar nga SPAK. Sipas tij, përgjigjet e mirësjelljes ndaj materialeve të dërguara nuk provojnë marrëveshje kriminale.

 

Etiketa: Benet BeciEdlira MitrushiEvis BerberiJonid KazaniRudin GjoniSPAKYllka Nishku
beci 750x584

SPAK kërkon shërbim prove për kryebashkiakun Benet Beci

17:33 | 09/11/2026
Udhëkryqi i reformës zgjedhore: Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella

Reforma Zgjedhore në vendnumëro, PS paralajmëron propozime të njëanshme

17:00 | 09/11/2026
rtsh foto kuvendi

RTSH i kërkon Kuvendit 750 milionë lekë shtesë në buxhetin 2027

16:04 | 09/11/2026

Armela Krasniqi: Kur në ekran bëhet thirrje për luftë civile

15:40 | 09/11/2026
Raporti i AMA: Televizionet abuzuan gjatë pandemisë me reklama për barnat

Gjobat e AMA ndaj emisioneve politike ngrenë alarm për cënim të lirisë së shprehjes

08:03 | 09/11/2026
palazzo adriano 1

Arbëreshët në Siçili i kthejnë sytë nga Shqipëria për zhvillimin e turizmit kulturor

08:03 | 08/11/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.