Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjobat e trafikut, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linqet e dyshimta
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët për një skemë mashtrimi përmes SMS-ve, ku përdoret emri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) për të mashtruar përdoruesit me pretendimin se kanë shkelje të rregullave të qarkullimit apo detyrime të papaguara.
Përmes një njoftimi, AKSK bën me dije se mesazhet e rreme përmbajnë lidhje mashtruese, përmes të cilave qytetarëve u kërkohet të vendosin të dhënat e tyre personale, duke i vënë nën presion me kërcënime për penalizime nëse nuk kryejnë veprimin e kërkuar menjëherë.
Autoriteti thekson se, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, janë marrë masat për adresimin e rastit, ndërsa vijon monitorimi për identifikimin e tentativave të ngjashme dhe kufizimin e rrezikut për qytetarët.
AKSK u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në linqet e dërguara përmes këtyre mesazheve dhe të mos japin asnjë të dhënë personale, bankare apo kode verifikimi.
Gjithashtu, qytetarët këshillohen që çdo njoftim për gjoba apo detyrime të papaguara ta verifikojnë vetëm përmes kanaleve zyrtare të institucioneve përkatëse, duke shmangur lidhjet e dyshimta.
Një tjetër masë e rekomanduar është bllokimi i numrit dërgues dhe raportimi i mesazhit si të padëshiruar.
“Emri apo logoja e një institucioni nuk garantojnë vërtetësinë e mesazhit”, thekson AKSK, duke nënvizuar se lidhjet e pazakonta, presioni për të vepruar menjëherë dhe kërcënimet me penalizime janë sinjale që duhet të ngrenë dyshime për mashtrim.
Demo: Shtohen masat e Policisë Rrugore për lehtësimin e trafikut në Tiranë
Bonusi i bebes, Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur ndihma do jepet për 5 vjet
Shqipëria dhe Kosova bashkojnë eksperiencat në kërkim-shpëtimin me litar
- 17:52 Një makinë përplaset me barrierat e Shtëpisë së Bardhë, arrestohen dy persona (VIDEO)
- 17:50 Itali, sulm kibernetik ndaj shërbimit anti-mafia
- 17:46 Hakerët iranianë dyshohen për sulmin kibernetik në Francë, morën nën kontroll frigoriferët e qindra bizneseve
- 17:42 Trump vë në dyshim zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: A beson dikush se ishin të drejta?
- 17:35 Von der Leyen: Përfundimi i luftës në Ukrainë duhet të jetë qëllimi kryesor i negociatave në Abu Dhabi
- 17:19 Mosmarrëveshjet për Donbasin, Ukraina i përgjigjet ashpër liderit të së majtës franceze