Franca ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi të gjerë kibernetik që goditi sistemet frigoriferike të qindra supermarketeve në vend, duke shkaktuar dëme që llogariten në miliona euro.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, gjatë një konference për shtyp, deklaroi se Parisi e konsideron Teheranin përgjegjës për sulmet dhe paralajmëroi se ato do të kenë pasoja për Iranin.

Ndërkohë, prokuroria e Parisit ka nisur një hetim ndaj drejtuesit të një njësie sulmuese kibernetike, që dyshohet se është e lidhur me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Sulmi, i ndodhur muajin e kaluar, preku frigoriferët dhe ngrirësit në qindra supermarkete në të gjithë Francën. Si pasojë e ndërhyrjes në sistemet e ftohjes, pajisjet nisën të rrisnin temperaturën, duke bërë që sasi të mëdha produktesh të freskëta dhe të ngrira të prisheshin.

Dëmi ekonomik nga ky incident vlerësohet në miliona euro, ndërsa ngjarja ka ngritur shqetësime për cenueshmërinë e infrastrukturës tregtare ndaj sulmeve kibernetike.

Deri më tani, autoritetet iraniane nuk kanë reaguar ndaj akuzave të Francës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: