‘Lista gri’/ Apple fsheh rreth 100 mijë fjalë dhe fraza nga sugjerimet e tastierës së iPhone, mes tyre edhe shprehje politike
Një incident sigurie ka shkaktuar alarm në zemër të Uashingtonit, pranë Shtëpisë së Bardhë, pasi një automjet është përplasur me barrierat mbrojtëse të godinës.
Ngjarja ndodhi pak minuta para orës 16:00 me orën tonë. Sipas raportimeve, drejtuesi i automjetit, i dyshuar si i armatosur, u arrestua menjëherë nga autoritetet. Pak më vonë, në lidhje me incidentin u arrestua edhe një person i dytë.
Unclear what happened but someone just drove into a sign on the north end of Lafayette Square Park and then fought with Secret Service and National Guard when they got out of their car. https://t.co/Mwcrk4klQn
— Martin Austermuhle (@maustermuhle) November 9, 2026
Pas marrjes së informacionit se personi mund të ishte i armatosur, forcat e sigurisë ndërhynë menjëherë dhe ngritën një kordon sigurie në zonë.
Si masë paraprake, Shtëpia e Bardhë u mbyll, ndërsa gazetarëve që ndodheshin jashtë iu kërkua të futeshin brenda ndërtesës. Autoritetet vijuan mobilizimin, ndërsa niveli i alarmit u zgjerua edhe për shkak të pranisë së zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance, i cili në atë moment po mbante një fjalim në ndërtesën e JPMorgan, në një distancë të shkurtër nga Shtëpia e Bardhë.
NOW at the White House — press corps has been ordered inside by the secret service as part of some kind of lockdown. Not clear why or what the threat is.
Separate videos suggest a car has rammed into the north end of Lafayette Square Park and then fought with Secret Service and National Guard.
— Connor Stringer (@connorstringer) November 9, 2026
Deri në këto momente, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi motivet e incidentit apo nëse ka persona të lënduar.
Top Channel