Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se “po bënte shaka” kur i kërkoi pak ditë më parë shefit së Ultimate Fighting Championship (UFC), Dana White, të bëhej sekretar shtypi në Shtëpinë e Bardhë.
Të shtunën, ai bëri një postim në Truth Social, përmes së cilit i kërkonte Dana White që të pranonte punën si sekretar.
Trump tha se po bënte shaka, por shtoi se White i pëlqen kjo ide.
“Do t’ju them, po bëja shaka. Por Danës i pëlqen kjo ide. Dhe ka vetëm një Dana. Ai është i shkëlqyer. Por, ishte thjesht pak argëtim”, tha presidenti.
Pozicioni i sekretares së shtypit ende nuk është plotësuar, pasi u bë vakant në tetor, kur Katie Zacharia dha dorëheqjen pas më pak se pesë ditësh në punë .
Ajo mori detyrën nga Karoline Leavitt, e cila ishte sekretarja më e re e shtypit në historinë e SHBA-së dhe e mbajti këtë rol që kur Trump filloi mandatin e tij të dytë.













