E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Mungesa e interesit në marrëdhëni intime, dietologu: Frutat që ndikojnë në ereksion

Mënya e ushqyerjes ka një ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhënien intime në çift.

I këtij mendimi ishte dietologu dhe nutricionisti Pavli Brozi, i cili ka shpjeguar nga ana mjekësore lidhjen e ushimit me trupin.

Mandarinat, arrat dhe panxhari janë tre fruta që ndikojnë pozitivisht në trupin e njeriut.

“Trupi dhe mëndja janë të lidhura. Kur flasim për ereksion lidhet me rritjen e qarkullimit të gjakut. Problemet me ereksionit vijnë 2-3 vite para se të shfaqen problemet e zemrës. Enët e gjakut në kanalet riprodhuese janë më të holla dhe shfaqen më herët.

Reklamë

Qarkullimi i gjakut dhe që të kemi një marrëdhënie të shëndetshme seksuale na ndihmon një kujdes në ushqim. Sa më shumë dhjam të kesh, testoteroni kthehet në estrogjen. Testoteroni është i rëndësishëm për ereksionin. Ka ushqime që mund të të ndihmojnë. Arrat, Mandarinat dhe panxhar rregullojnë enët e gjakut. Ereksioni është i lidhur me enët e gjakut. Polifinoli i mandarinës ndihmon në qarkullimin e gjakut. Arra ka omega 3 dhe yndyrna të shëndetshme. Një pjesë e hormoneve të trupit dhe seksuale varen nga yndyrnat e shëndetshme. Një dietë e pasur, rregullon kolesterolin, enët e gjakut dhe një ditë seksuale më të mirë”, tha dietologu Brozi.

Këtë mendim e ka mbështetur edhe sipërmarrësi Bujar Zhuri, i cili tha se dikur familjet bënin shumë fëmijë. Sipas tij, ushyerja në mënyrë natyrale ka ndikuar në këtë gjë.

“Në zonat rurale, bënin shumë fëmijë. Kjo e ka një domethënie. Janë ushqyer në një mënyrë më natyrale. Sot shoqëria jonë vuajnë nga lindja”, tha Zhuri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.