FIER- Në moshën 11-vjeçare, shqetësimet e një fëmije duhet të jenë detyrat e shkollës por për Erald Shahun, rrugëtimi i dijes është ndërprerë në mes.

Nxënës i shkëlqyer i klasës e 5-së, në shkollën e Drizë, ai po përballet me një betejë shumë të vështirë: Sëmundjen e leuçemisë.

Prej një muaji nuk shkon në shkollë. Burime nga QSTU-ja thanë për Report TV se Eraldi pasi ka qendruar një muaj i shtruar në spital, tashmë është rikthyer në banesë, në pritje të ciklit të radhës së kimioterapisë.

Mësues dhe nxënës të shkollës 9-vjeçare “Leonora Bare”, në fshatin Drizë të Fierit, ku ai mëson, nuk kanë qendruar indiferentë. Ata kanë kontribuar financiarisht për të ndihmuar Eraldin, i cili ka dy prindër të sëmurë dhe është në gjendje të vështirë ekonomike. Për 11-vjeçarin, aktualisht po kujdset halla e tij.

Edhe pse trajtimi mjekësor kryhet në spital publik, sërish kanë shpenzime. Jane udhëtimet e shpeshta nga Fieri drejt Tiranës për kimioterapi, analiza, kontrollet dhe ushqimi, qe rendojne buxhetin e familjes.

Thirrjes për ndihmë të mësuesve të Drizës, iu përgjigjën dhe 11 institucione të tjera arsimore në Fier. Mësues, drejtues, prindër dhe nxënës kanë mbledhur të gjithë bashkë, 600 mijë lekë (të reja).

Mësuesja e anglishes, Aurora Goga thotë se ata do të vazhdojnë t’i qendrojnë pranë Eraldit.

Ndaj bejnë thirrje, kushdo që ka mundësi të kontribuojë në llogarinë bankare të mëposhtme.

Të dhënat bankare – OTP BANK
Emri i përfitueses: NATASHA SHAHU

Numri i llogarisë: 902026140075384043
IBAN: AL22902212600261400753840433
Monedha: LEK
BIC/SWIFT: PUPPALTRXXX