Shpërthimi në një fabrikë çeliku në Turqi, 10 viktima dhe 14 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë hekuri dhe çeliku në perëndim të Turqisë ka shkaktuar 10 viktima dhe 14 të plagosur.
Ngjarja ndodhi në zonën e Aliağës, pranë Izmirit.
Dyshohet se shkak i shpërthimit është bërë rënia e një vinçi transportues brenda furrës elektrike gjatë procesit të shkrirjes së çelikut.
Dëshmitari okular Deniz Ulker, i cili po kalonte pranë fabrikës në momentin e shpërthimit, tha se gjithçka u ndje si një tërmet.
“U duk sikur toka po lëvizte poshtë këmbëve tona, mendova se ishte tërmet. Kur pashë fabrikën përtej rrugës, vura re se prej saj po dilte tym i zi dhe i dendur. Një zjarr kishte shpërthyer në zonën ku ndodhej oxhaku”, deklaroi Ulker për agjencinë shtetërore të lajmeve Anadolu.




