Inflacioni arrin në 3.4%, ushqimet dhe transporti shtrenjtojnë jetesën

9 Nëntor 2026 | 16:55

Çmimet e konsumit në Shqipëri vijojnë të rriten. Sipas të dhënave të INSTAT, inflacioni në muajin tetor arriti në 3.4%, nga 2.3% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa krahasuar me muajin shtator, çmimet u rritën me 0.5%.

Kontributin më të madh në rritjen e inflacionit e dhanë ushqimet dhe pijet joalkoolike, të cilat ndikuan me 1.36 pikë përqindje. Brenda këtij grupi, çmimet rezultuan 4% më të larta se në tetorin e vitit të kaluar.

Por rritja më e fortë vjetore u regjistrua në transport, ku çmimet u shtrenjtuan me 11.4%. Pas tij renditen argëtimi, sporti dhe kultura me 7.4%, ndërsa sigurimet dhe shërbimet financiare shënuan rritje prej 4.4%.

Edhe shpenzimet për banesën, energjinë dhe karburantet e tjera u rritën me 2.8% në terma vjetorë.

Sa i përket ndryshimit mujor, në tetor rritjen më të madhe e shënuan veshjet dhe këpucët me 1.5%, të ndjekura nga ushqimet dhe pijet joalkoolike me 1.2%.

Nga ana tjetër, çmimet e transportit shënuan një rënie mujore prej 1.4%.

Të dhënat tregojnë se ushqimet dhe transporti vijojnë të jenë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e kostos së jetesës për familjet shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE financon zhvillimin e Shqipërisë, mbi 920 milionë euro mbështetje

Mbi 920 milionë euro është paketa financiare që Shqipëria pritet të përfitojë nga Bashkimi Evropian përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Deri në maj...
18:42 | 08/11/2026

Tirana pret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në fokus investimet

Tirana do të presë më 25 dhe 26 nëntor 2026 Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, një aktivitet që synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik...
11:24 | 06/11/2026

Biznesi kërkon dialog me qeverinë për paketën fiskale 2027

Përfaqësuesit e biznesit kërkojnë një mekanizëm të qëndrueshëm konsultimi me qeverinë, veçanërisht për hartimin e politikave fiskale. Shqetësimet u ngritën gjatë panelit “Konkurrueshmëria e Ekonomisë...
10:18 | 06/11/2026