Skema e re e bonusit të bebeve, kryeministri Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur do të jepen për 5 vite… Ekipi i mjekëve kirurgë të Otorinolaringologjisë ka realizuar një ndërhyrje kirurgjikale të rrallë, jo për nga vështirësia, por për nga përmasat e masës tumorale që ka hequr nga hunda e një pacienti.
Bëhet fjalë për një masë me peshë 3.1 kg, të cilën një pacient 71-vjeçar e mbante në hundë.
Dr. Tedi Minarolli, mjek kirurg ORL thotë: Nga niveli i vështirësisë ishte mesatare, por nga madhësia ishte e padëgjuar. 3.1 kg dhe 50 cm në hundë.
71-vjeçari ishte një i burgosur dhe ndoshta kjo ka bërë që të refuzojë trajtimet shëndetësore, duke lejuar që masa të merrte përmasa kaq të mëdha. Aq sa, kur pacienti është referuar te mjekët, kirurgu nuk e ka besuar fotografinë që i kishin dërguar.
Shefja e shërbimit, Prof. dr. Birkena Qirjazi, shprehet me shqetësim se numri i pacientëve që paraqiten vonë te mjeku, duke e komplikuar situatën, sa vjen e rritet. Megjithatë, ajo shprehet optimiste për suksesin e mjekëve të rinj.
Ekipi i ORL-së, nën drejtimin e shefes së shërbimit, Prof. dr. Birkena Qirjazi, dhe dr. Tedi Minarollit, me pjesëmarrjen e dr. Kristi Tatës dhe dr. Arli Kokomanit, si dhe nën kujdesin e mjekëve reanimatorë dhe mjekëve të rinj, realizoi me sukses ndërhyrjen kirurgjikale.
Top Channel