Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e arsyetuar për ministren virtuale “Diella”
Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e arsyetuar lidhur me kërkesën e 39 deputetëve të Partisë Demokratike për shfuqizimin e dy dispozitave të dekreteve presidenciale që lidhen me ministren virtuale të Inteligjencës Artificiale, “Diella”.
Në kërkesën e tyre, deputetët e opozitës kundërshtuan përcaktimin sipas të cilit Kryeministri ushtron përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”, duke pretenduar se përmes këtyre dekreteve ishte krijuar një strukturë e re ministrore dhe ishin cenuar kompetencat kushtetuese të institucioneve të tjera.
Në vendimin e arsyetuar, Gjykata Kushtetuese ka vendosur rrëzimin e kërkesës, duke argumentuar se dispozitat e kundërshtuara nuk kanë karakter normativ dhe nuk krijojnë, në mënyrë autonome, kompetenca apo struktura të reja. Sipas Gjykatës, ato përcaktojnë një përgjegjësi individuale për Kryeministrin dhe nuk përbëjnë bazë të mjaftueshme juridike për krijimin e një ministrie të re.
Megjithatë, Gjykata ka sqaruar se nuk mund ta shqyrtojë çështjen në themel. Ajo argumenton se kërkesa nuk përfshihet në kompetencën e saj për kontrollin e akteve normative apo verifikimin e zgjedhjes dhe emërimit të funksionarëve kushtetues. Ndërsa për pretendimin për cenimin e kompetencave të institucioneve të tjera, Gjykata vlerëson se 39 deputetët nuk legjitimohen për ta vënë atë në lëvizje.
Në vendim, Gjykata Kushtetuese ka theksuar gjithashtu se përdorimi i inteligjencës artificiale në veprimtarinë publike nuk mund të ndryshojë rendin kushtetues dhe ligjor të ushtrimit të kompetencave. Sipas saj, inteligjenca artificiale mund të përdoret vetëm si instrument në ushtrimin e kompetencave ekzistuese, ndërsa përgjegjësia institucionale dhe llogaridhënia mbeten te organi ose funksionari përkatës.
Gjykata nënvizon se përdorimi i sistemeve të inteligjencës artificiale në administratën publike duhet të mbështetet në një kuadër të qartë ligjor, duke garantuar mbikëqyrjen njerëzore, mbrojtjen e të dhënave personale dhe respektimin e të drejtave themelore.
Balla paralajmëron PD-në: Do ta çojmë reformën zgjedhore në Kuvend edhe pa ju
Ky është autori i dyshuar që grabiti bankën në Komunën e Parisit
EKSKLUZIVE/ Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti i përbashkët dhe gjetjet nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme
- 16:09 Komediani britanik Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjashtë muaj burg për përdhunim dhe sulm seksual
- 15:59 LDK: I papranueshëm largimi i fotografisë së Rugovës e Deklaratës së Pavarësisë nga vendi i nderit në Presidencë
- 15:57 Mourinho shpallet trajneri i muajit në La Liga pas tetorit perfekt
- 15:51 Shqipëria dhe Kosova bashkojnë eksperiencat në kërkim-shpëtimin me litar
- 15:50 Begaj dhe Mattarella presin krerët e komunave arbëreshe: Janë themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane
- 15:31 BE i kërkon Izraelit akses që ndihmat humanitare të kalojnë pa pengesa në Gaza