Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjashtë muaj burgim për përdhunim dhe sulme seksuale

Aktori dhe komediani britanik, Russell Brand, është dënuar me 10 vjet e gjashtë muaj burg për përdhunim dhe tri vepra të sulmit seksual.

Sipas vendimit, ai pritet të vuajë dy të tretat e dënimit në burg.

Gjatë shqiptimit të dënimit, gjyqtari e ka cilësuar Brandin si një “grabitqar seksual”, duke thënë se ai kishte paraqitur një “seri gënjeshtrash” dhe kishte treguar “arrogancë të jashtëzakonshme”.

Në seancë, viktimat kanë rrëfyer për pasojat që përjetuan nga veprimet e tij. Njëra prej tyre ka thënë se ishte në gjendje shoku dhe trazimi emocional, ndërsa kishte humbur edhe respektin për veten.

Një tjetër e ka cilësuar Brandin si “grabitqar seksual që nuk ndjen pendesë”, ndërsa një viktimë tjetër ka thënë se në momentin e sulmit ishte ndier e pafuqishme.

Gruaja që Brand e kishte përdhunuar në vitin 2009 ka deklaruar se ende jeton me traumën e përjetuar dhe se në atë kohë kishte pasur frikë se mund të ishte infektuar me HIV.

Brand ishte përballur me gjithsej shtatë akuza: tri për përdhunim, tri për sulm seksual dhe një për tentim të sulmit të pahijshëm seksual. Ai është shpallur fajtor për katër akuza, ndërsa për tri të tjerat është shpallur i pafajshëm.

Veprat për të cilat u gjykua kishin ndodhur në periudhën 2004–2009 dhe kishin të bënin me katër gra. Të gjitha viktimat kanë të drejtë të ruajnë anonimitetin gjatë gjithë jetës.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika