Nga ushqimet që blejmë çdo ditë në supermarket te karburanti, qiratë dhe faturat e shtëpisë, jetesa po kushton gjithnjë e më shumë. Në tetor inflacioni në Shqipëri u ngjit në 3.4% nga 2.9% që ishte në shtator dhe 2.3% në tetor 2025. Vetëm brenda një muaji, çmimet e konsumit u rritën me 0.5% duke shënuar një përshpejtim të presionit mbi buxhetet familjare. Sipas INSTAT ndikimin më të madh në këtë rritje vijojnë ta kenë ushqimet dhe pijet joalkoolike. Ky grup që zë edhe peshën më të madhe në shpenzimet e familjeve me 34.1% të shportës së konsumit është shtrenjtuar me 4% krahasuar me një vit më parë. Vetëm në tetor ushqimet u rritën me 1.36% që do të thotë më shumë shpenzime për produktet e përditshme.