Pak ditë pas zgjedhjeve në Serbi, përfaqësues politikë të Listës Studentore vizituan Kosovën dhe u takuan me drejtues të institucioneve ortodokse serbe atje.
Kjo vizitë e paparalajmëruar nuk u bë e ditur as nga institucionet e Kosovës, gjë që shkaktoi reagime të shumta në vend.
Të lidhura
None found
Vizitën e subjektit politik që fitoi zgjedhjet në Serbi e kanë komentuar ekspertë të sigurisë, të cilët kanë dhënë vlerësime të ndryshme.
Eksperti Hysen Gecaj tha se një vizitë e tillë tregon se të rinjtë në Serbi e kanë të vështirë të shkëputen nga nacionalizmi serb. Sipas tij, nacionalizmi i rrënjosur prej vitesh te populli serb ka depërtuar edhe te rinia, e cila ende nuk arrin të largohet nga ai mentalitet.
Ndërsa eksperti tjetër i sigurisë, Bedri Elezi, u shpreh se nuk e di nëse institucionet e Kosovës dhanë leje për këtë vizitë, por shtoi se është e pamundur që ata të kenë hyrë në territorin e Kosovës pa dijeninë e organeve të sigurisë.
Elezi tha se nuk beson që institucionet e Kosovës nuk kanë pasur informacione, por për shkak të presionit publik e kanë mbajtur të fshehtë rastin. Ai u shpreh i bindur se aty mund të ketë pasur edhe polici dhe se vizitorët në asnjë mënyrë nuk kanë mundur t’i shmangen vëzhgimit policor. Duke e lidhur me zgjedhjet presidenciale në Serbi, ai shtoi se kjo vizitë dhe fotografia synojnë të zbehin atë narrativë që po përpiqet të rrëzojë tezën e Vuçiqit se Kosova është shitur. Sipas tij, nuk dihet nëse është kërkuar leje, por tema e Kosovës mbahet gjallë për shkak të zgjedhjeve në Serbi.








