Reforma Zgjedhore rikthen në tryezën e diskutimeve Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, ndërsa opozita ka bërë të qarta kushtet e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke kërkuar lista plotësisht të hapura. Gjatë një konference për mediat, kryedemokrati Berisha akuzoi bashkëkryetarin socialist të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, se po përpiqet të diktojë në mënyrë të njëanshme agjendën e punimeve, pa marrë miratimin e bashkëkryetarit të opozitës.