Është përzgjedhur formacioni më i mirë i javës së 10-të të Kategorisë së Parë nga Drejtoria Teknike e FSHF, në bazë të paraqitjeve individuale të futbollistëve gjatë ndeshjeve të zhvilluara në këtë javë kampionati.
Formacioni është sipas skemës 1-4-4-2 dhe përfshin futbollistë nga shtatfaë skuadra të ndryshme të kampionatit.
Në portë është përzgjedhur Drilon Mati i Korabit. Reparti i mbrojtjes përbëhet nga Isaac Lawal (Burreli), George Wallace (Korabi), Aurel Marku (Bylis) dhe Camara Aboubacar (Bylis).
Në mesfushë janë përzgjedhur Ermir Spahiu (Besa), Frencis Okoli (Pogradeci), Abdoulaye Diarrassouba (Iliria) dhe Kristi Bespallov (Kukësi).
Ndërsa në repartin ofensiv bëjnë pjesë Jayson Mavanga (Iliria) dhe Godswill Chinwendu (Pogradeci).
Trajneri më i mirë i javës së 10-të është përzgjedhur Emiljano Çela i Pogradecit, pas fitores 1-0 ndaj Besëlidhjes.
