Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka “shumë pak gjasa” që Shtetet e Bashkuara të ndërmarrin sulme të reja ajrore ndaj Iranit, për aq kohë sa ka përparim në procesin e paqes. “Kjo varet nga fakti nëse negociatorët iranianë nënshkruajnë një marrëveshje të fortë”, tha Trump në një intervistë për CNN.