Mesazhi i Berishës para Finlandës: Të fitojmë dhe të ruajmë kreun

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ka folur në prag të sfidës ndaj Finlandës, duke theksuar se skuadra është e përqendruar te fitorja dhe ruajtja e vendit të parë.
Në prononcimin e tij, Berisha u shpreh se nuk bëhet fjalë për revansh, pasi çdo ndeshje ka historinë e saj. Ai pranoi se sfida e parë pati momente të vështira, por theksoi se skuadra e ka lënë pas atë takim dhe tashmë duhet të mendojë vetëm për vazhdimësinë.
Gardiani kuqezi vlerësoi gjithashtu mbështetjen e tifozëve, duke i ftuar të jenë pranë ekipit edhe në seancën stërvitore të hapur për publikun.
Sa i përket formës personale, Berisha u shpreh i kënaqur me paraqitjet e fundit dhe shpreson ta transferojë këtë moment pozitiv edhe te Kombëtarja.
“Objektivi ynë është ta fitojmë këtë ndeshje dhe të shkojmë përpara, duke ruajtur vendin e parë”, ishte mesazhi i qartë i portierit shqiptar përpara përballjes me Finlandën.




