Juventus dhe Spalletti nuk gjejnë paqe, dëmtohet edhe Kalulu
Lamine Yamal dhe Mikel Oyarzabal nuk do të bashkohen me kombëtaren spanjolle dhe nuk do të udhëtojnë në Pragë për ndeshjen me Çekinë në Nations League që do të luhet në 12 nëntor.
Sulmuesi i Barcelonës shfaqi shqetësime në gju pas një goditje të marrë gjatë ndeshjes me Atletico Madrid dhe pas testeve mjekësore të kryera u vendos që ai të qëndrojë në Barcelonë për të vijuar me procesin e rikuperimit. Yamal ishte i vetmi nga futbollistët e barcelonës të grumbulluar nga Luis De la Fuente që u kthye në Katalonjë, pjesa tjetër qëndruan në Madrid.
Pavarësisht këtij problemi, te Barcelona duket se janë të qetë në lidhje me gjendjen e futbollistit pasi bëhet fjalë për një vendim konsensual dhe i miratuar si nga klubi ashtu edhe nga Federata Spanjolle, ndërkohë që mjekët janë në kontakt të vazhdueshëm mes tyre. Përsa i përket Oyarzabal, sulmuesi i Real Sociedad është duke marrë veten nga një gjendje gripale dhe do të vijojë kurën në San Sebastian. Për më tepër futbollisti pritet të bëhet baba dhe kjo e vë në dyshim praninë e tij edhe për ndeshjen me Anglinë.
Duke u kthyer te Yamal, 19 vjeçari pritet të bashkohet me La Roja në ditët e ardhshme për të qenë i disponueshëm pikërisht për ndeshjen me kombëtaren angleze në sfidën që do të luhet në Metropolitano të dielën e 15 nëntor. Pritet që ai të jetë bashkë me skuadrën të premten e ardhshme, por gjithçka do të varet nga evoluimi i gjendjes së tij fizike.
Top Channel