Kategoria e Parë në RTSH/ Formacioni më i mirë i javës së 10-të, lojtarë nga 7 skuadra

Kategoria e Parë | 4 minuta më parë

Është përzgjedhur formacioni më i mirë i javës së 10-të të Kategorisë së Parë nga Drejtoria Teknike e FSHF, në bazë të paraqitjeve individuale të futbollistëve gjatë ndeshjeve të zhvilluara në këtë javë kampionati.

Formacioni është sipas skemës 4-4-2 dhe përfshin futbollistë nga shtataë skuadra të ndryshme të kampionatit.

Në portë është përzgjedhur Drilon Mati i Korabit. Reparti i mbrojtjes përbëhet nga Isaac Lawal (Burreli), George Wallace (Korabi), Aurel Marku (Bylis) dhe Camara Aboubacar (Bylis).

Në mesfushë janë përzgjedhur Ermir Spahiu (Besa), Frencis Okoli (Pogradeci), Abdoulaye Diarrassouba (Iliria) dhe Kristi Bespallov (Kukësi).

Në repartin ofensiv bëjnë pjesë Jayson Mavanga (Iliria) dhe Godswill Chinwendu (Pogradeci). Trajneri më i mirë i javës së 10-të është përzgjedhur Emiljano Çela i Pogradecit, pas fitores 1-0 ndaj Besëlidhjes.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme