Policia Ushtarake e FSK-së merr pjesë në trajnim ndërkombëtar për intervenime në Kroaci

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur pjesëtarë të Togut për Intervenime nga Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në trajnimin ndërkombëtar “Training Based on SOP – Standards of Interventions”, i cili është mbajtur në Slunj të Kroacisë.

FSK-ja bën të ditur se trajnimi është udhëhequr nga instruktorë të Ushtrisë Kroate, përkatësisht të Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë Ushtarake Kroate, njofton Dukagjini.

“Gjatë këtij trajnimi u zhvilluan aktivitete të ndryshme praktike, me fokus në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe avancimin e shkathtësive në fushën e intervenimeve”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Sipas njoftimit të FSK-së, përmes këtij trajnimi pjesëtarët kanë avancuar shkathtësitë taktike, kanë shkëmbyer përvoja profesionale dhe kanë forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar.

FSK-ja ka theksuar se pjesëmarrja në trajnime të tilla është pjesë e përkushtimit për ngritjen e vazhdueshme të profesionalizmit, gatishmërisë dhe kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të saj.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika