Gjykata vendos arrest me burg për Bledar Bakajn, dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Bledar Bakajn, dajën e deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi.
52 vjeçari Bakaj, u ndalua si i dyshuar për dhunën ndaj 67-vjeçarit Erver Gremaj, babait të ish-bashkëjetueses, ndodhur në Suk të Roskovecit. Por 34-vjeçarja ka treguar vuajtjet që ka kalur për disa koha nga bashkëjetesa me Bakajn.
Vendimi është marrë sot, më 9 nëntor 2026, nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me gjyqtare Bora Shaholli.
Bakaj dyshohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Sipas vendimit gjyqësor, masa e sigurisë “Arrest në burg” është caktuar deri më 17 dhjetor 2026. Gjykata ka urdhëruar gjithashtu Policinë Gjyqësore për ekzekutimin e vendimit.
Çështja është shqyrtuar pas kërkesës së Prokurorisë së Fierit, e përfaqësuar nga prokurorja Oliana Gjergjefi. Bledar Bakaj është mbrojtur nga avokatët Shkëlqim Beqiraj dhe Klaudio Dhima.




