Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i është drejtuar sot me disa pyetje drejtoreshës së përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, në seancën e komisionit të posaçëm parlamentar për çështjet e brendshme.
Kapri u ndal te transferimi i Erion Veliajt në burgun e Fierit dhe procedurat e ndjekura për këtë rast. Për këtë, ajo iu përgjigj duke i thënë se duhet të bëjë një kërkesë me shkrim dhe aty do të marrë përgjigje zyrtare.
“Ju mund të drejtoni kërkesë zyrtare dhe do merrni përgjigje për pikat tuaja në mënyrë shteruese. Ditën e premte kam firmosur 93 urdhra transferimi, çdo urdhër është kompetencë e Drejtorit të Burgjeve, me ligj. Bazuar në disa ligje, urdhri i transferimit futet në kategorinë e akteve “I klasifikuar sekret“ me afat ruajtje 10 vite”, tha ajo.
Top Channel