SPAK ka kërkuar 2 vite burg për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Becin.
Beci akuzohet për favorizim të një kompanie në procedurën e një prokurimi me vlerë rreth 700 mijë euro, ne kohën kur ai drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).
Në konkluzionet përfundimtare, SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme që dënimi me burg të konvertohet në 4 vite shërbim prove.











