24 kilogramë e 500 gramë kanabis janë kapur në aeroportin e Rinasit, duke çuar në arrestimin e një shtetasi grek. Në një deklaratë për mediat, kreu i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Oliger Torba, bëri të ditur se 51-vjeçari kishte mbërritur në Shqipëri me një fluturim nga Athina, ndërsa në valixhen e tij u gjetën dy paketime me material bimor të dyshuar si Cannabis Sativa.