Sport

Kosova shikon drejt së ardhmes, Foda: Po ndjekim futbollistë nga kampionatet ndërkombëtare

Kosova po përgatitet për dy ndeshjet e fundit për këtë edicion të Nations League me Izraelin në ‘Fadil Vokrri’ dhe Irlandën në transfertë. Skuadra Dardane është në vendin e dytë në grupin e saj me 5 pikë dhe do të kërkojë që ta mbyllë atë në krye dhe pse jo të kualifikohet për në evropian.

Trajneri i Kosovës Franco Foda foli për planet afatgjata të Kosovës duke theksuar se tashmë stafi i tij po punon edhe për të ardhmen e skuadrës duke vënë në dukje se po ndiqen me vëmendje talentet e reja si nga kampionatet vendase ashtu edhe ato ndërkombëtare.

‘Është e rëndësishme që kemi disa mundësi edhe për ndeshjet e ardhshme. Megjithatë, duke pasur parasysh skuadrën, ne nuk përgatitemi vetëm për ndeshjet aktuale, por edhe për vitin e ardhshëm dhe kualifikimet për Kampionatin Evropian-tha Foda- po i ndjekim të gjithë lojtarët, edhe ata që aktivizohen në ligat ndërkombëtare. Është e rëndësishme t’i ndjekim edhe talentet e rinj. Ne punojmë së bashku për t’i arritur këto objektiva’.

Ndërkaq, Federata e Futbollit në Kosovë konfirmoi se për ndeshjet e radhës, trajneri Foda nuk do të ketë në dispozicion Valmir Matoshin dhe Erblin Osmani për shkak dëmtimi. Po kështu nuk do të jetë as Enis Rexhepi pasi ky i fundit nuk ka marrë ende miratimin nga FIFA. Ndërsa Lumbardh Dellova do t’i bashkohet grupit, por do të kryejë testet mjekësore për të parë nëse do të jetë i gatshëm për të zbritur në fushën e lojës.