Rasti i argjentinases, infermierja dëshmon se nuk e pa Endrit Nikën pranë pacientes

Vlora Makolli, infermiere në QKMF në Fushë Kosovë dhe dëshmitarja e dytë në rastin e Endrit Nikës, deklaroi në Gjykatën Themelore në Prishtinë se Maria Clara Urdangaray ishte e vetëdijshme gjatë qëndrimit në autoambulancë. Sipas saj, shtetasja argjentinase kishte dhimbje gjatë gjithë kohës.

Makolli tregoi se ekipi shkoi drejtpërdrejt në vendngjarje për të vlerësuar gjendjen e pacientes. Ajo shpjegoi se, në rast gjakderdhjeje, ekipi ndërhyn për ta ndalur, bën fashimin dhe vendos qaforen, si dhe kryen veprimet e tjera të nevojshme me urdhër të doktoreshës. Pacientja u vendos në barelë dhe më pas në autoambulancë, ku ekipi i vendosi dy kanella dhe i dha tretje e injeksione kundër dhimbjeve të forta.

Të lidhura

None found

Për të kuptuar nëse Urdangaray ishte e vetëdijshme, doktoresha e pyeti në anglisht për emrin. Makolli tha se nuk e kupton anglishten dhe se dinte vetëm çfarë u kishte përcjellë doktoresha: pacientja kishte thënë se nuk e kishte shtyrë askush. Infermierja shtoi se Urdangaray kishte gjëmuar vazhdimisht, kishte folur me dhimbje dhe ishte qetësuar gjatë rrugës. Sipas saj, pacientja kishte thënë edhe se nuk kishte dashur të binte.

Avokati i viktimës, Leotrim Syla, e pyeti Makollin nëse Endrit Nika kishte qenë pranë pacientes që nga momenti kur ajo ishte bartur. Infermierja u përgjigj se nuk e kishte parë Nikën afër saj.

Endrit Nika akuzohet për vrasjen e Maria Clara Urdangaray-t. Ajo vdiq në QKUK nga lëndimet e marra pas rënies nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë-Kosovë.

Më 19 shkurt 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi Nikën me 18 vjet burgim. Gjykata e Apelit më pas aprovoi ankesën e mbrojtjes dhe e ktheu çështjen në rigjykim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzën ndaj Nikës më 11 shkurt 2025. Sipas saj, më 1 gusht 2023, pas një mosmarrëveshjeje me të dashurën e tij, ai fillimisht e goditi dhe tentoi ta shkelte me veturë në parkingun e hotelit.

Aktakuza thotë se përleshja vijoi në dhomën e hotelit. Atje, Nika dyshohet se e goditi dhe e shtyu Urdangaray-n drejt qoshes së dhomës, duke ia pamundësuar largimin. Prokuroria pretendon se ai hoqi kornizën e dritares dhe e hodhi atë nga kati i gjashtë. Lëndimet e marra nga rënia i shkaktuan vdekjen. Nika ngarkohet me veprën penale “Vrasje e rëndë”.


Shtuar më 9.11.2026 13:13

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notary