Hetimi për Albanian Files, Berisha skeptik ndaj SPAK: Si të mendosh se do shohësh veshin pa pasqyrë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe familjarë të tij për përvetësimin e 221 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Kanionit të Gjipesë, ku po ndërtohet një hotel.
Në një konferencë për mediat, Berisha pretendoi se prona ka qenë publike dhe se nuk ekzistojnë dokumente kadastrale që të provojnë pronësinë private mbi këtë sipërfaqe toke.
Kreu i PD-së përmendi në deklaratën e tij edhe Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit, duke pretenduar se përfitimi i pronës është bërë pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet.
“Aty nxin me të gjithë shëmtinë e tij ndërtimi i hotelit ‘Edi Rama’ në Kanionin e Gjipesë, kanion që në shekuj ka qenë pronë publike. Që nuk ka pasur kurrë asnjë pronar, por që peshkaqeni Olsi Rama, duke përdorur Edi Ramën, i cili nuk e mori kurrë me dokumente kadastrale arkivore. Nuk dispononte asnjë dokument kadastral. As të Perandorisë, të Mbretërisë, as të diktaturës, se i përkiste Aneta Kolekës, të ndjerë”, deklaroi Berisha.
Ai pretendoi se familjarët e kryeministrit kanë përfituar 221 mijë metra katrorë tokë në një prej kanioneve të regjistruara ndër më të bukurit e bregdetit.
Gjatë konferencës, Berisha komentoi edhe nisjen e hetimeve nga SPAK për dosjen “Albanian File”, për të cilën Prokuroria e Posaçme njoftoi më 8 nëntor se ka hapur një çështje hetimore.
Kreu i demokratëve u shpreh skeptik për mundësinë që hetimi të çojë në përgjegjësi penale për kryeministrin Edi Rama, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme që, sipas tij, janë shfaqur pas njoftimit të SPAK.
“Të mendosh se SPAK-u apo të besosh se SPAK-u do të penalizojë Edi Ramën është njëlloj sikur të mendosh se veshin tënd mund ta shohësh pa pasqyrë”, u shpreh Berisha.
Is this conversation helpful so far?
Arrestohet vëllai i Viktor Orbanit në Hungari, dyshohet për trafikim emigrantësh përmes skemave të vizave
Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji! Policia arreston të dyshuarin për grabitjen e bankës në Komunën e Parisit
Vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 150 vite burg për 6 të pandehurit dhe 8 vite për të penduarin Luftar Reçi
- 13:06 Ylli i xhudos, Teddy Riner, shpall kandidaturën për president të Francës
- 13:04 Ligjin për Specialen, VV: Po diskutojmë me PDK-në, synojmë pajtueshmëri
- 12:51 SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin
- 12:24 3 të vdekur dhe 14 të plagosur nga shpërthimi në fabrikën e hekurit dhe çeliku në Turqi (VIDEO)
- 12:12 Aksidenti i rëndë në Prishtinë gjatë garave me makina (VIDEO)
- 12:08 Nga Kupa e Botës te titulli në Kili, histori suksesi për Vozinhan, ngre trofeun me ekipin e tij të ri (VIDEO)