Ligjin për Specialen, VV: Po diskutojmë me PDK-në, synojmë pajtueshmëri

9 Nëntor 2026 | 13:04

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka njoftuar se seanca e radhës plenare në Kuvend është caktuar të mbahet të enjten, në orën 10:00.

Ajo ka thënë se, përveç pikave të rregullta, do të shqyrtohen edhe katër marrëveshje ndërkombëtare në fushën e drejtësisë.

Nagavci ka folur edhe për kthimin e Lligjit për Specialen në Kuvend. Ajo ka deklaruar se janë duke diskutuar me PDK-në si parti iniciuese e ligjit.

“Ne jemi dëshmitarë se presidentja e ka kthyer projektligjin. Në lidhje me letrën e presidentes, ka praktika edhe për këtë çështje. Ne jemi duke diskutuar me PDK-në, si partia iniciuese, dhe e kemi bërë të qartë se nuk është mirë të krijojmë një situatë të re mes presidentes dhe Kuvendit.

Sa u përket çështjeve përmbajtjesore, besoj se do të arrijmë një pajtueshmëri. Ne e kemi të qartë se tashmë ka një aktgjykim të Kushtetueses dhe ka edhe dy raste të tjera që e bëjnë të qartë se ligji nuk mund të amandamentohet”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti i rëndë në Prishtinë gjatë garave me makina (VIDEO)

Një aksident i rëndë është regjistruar në Prishtinë gjatë garave me makina të cilat po zhvilloheshin pa leje. Pamjet e publikuara nga mediat në Kosovë,...
12:12 | 09/11/2026

Plani amerikan për sigurinë e Evropës, çfarë mund të ndryshojë për Kosovën?

Prania e NATO-s në Kosovë nuk pritet të ndikohet drejtpërdrejt nga ndryshimet e mundshme në sigurinë evropiane. Perspektiva e Kosovës për anëtarësim në Aleancë dhe...
09:30 | 09/11/2026

Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, dolëm të parët

Partia për Veprim Demokratik – Aleanca për Luginën (PVD-AL) ka dalë e para në rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), të mbajtura...
09:20 | 09/11/2026