Ferran Torres nuk shënon prej 8 ndeshjesh, Luis Enrique e merr në mbrojtje

9 Nëntor 2026
12:27
Alfred Lleshi
back button

Nga një fillim ëndrrash te periudha e parë e vështirë. Ferran Torres po kalon një moment të komplikuar te PSG. Ish-sulmuesi i Barcelonës, i cili shënoi me 7 goditjet e para në kuadrat, nuk e gjen rrugën e rrjetës prej 8 ndeshjesh radhazi. Goli i fundit daton më 20 shtator, kundër Olympique Marseille.

Në ndeshjen e fundit ndaj Troyes, spanjolli shpërdoroi tri raste të pastra. Ai ka regjistruar 12 goditje radhazi pa shënuar, ndërsa kishte humbur edhe një penallti kundër Manchester City. Mediat franceze e kanë kritikuar ashpër, me “L’Équipe” që i dha notën 3 pas paraqitjes ndaj Troyes.

Megjithatë, PSG-ja ka regjistruar 11 fitore radhazi. Luis Enrique mbron sulmuesin e tij: “Po filloni të shqetësoheni për Ferran? Mirë, është puna juaj. Si trajner ju them se nuk duhet të shqetësoheni për asnjë lojtar të PSG. Një situatë e tillë është normale. Zakonisht, sulmuesit janë ata që humbasin rastet, por edhe ata që shënojnë golat”.

Trajneri spanjoll vazhdon të vlerësojë lëvizjet, presingun dhe punën pa top të Torres. Për momentin, vendi i tij në formacionin titullar nuk duket në rrezik.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit