E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 25 minuta më parë
Sport

U përfol se do vihej nën urdhrat e Besnik Hasit, si paraqitet situate e Paul Pogba

Një nga emrat më të bujshëm të merkatos mund të jetë Paul Pogba. Mesfushori francez, i cili së fundmi është ndarë nga AS Monaco, është përfolur për një kalim të mundshëm te Amedspor në Turqi.

Sipas raportimeve të mediave turke, drejtuesit e klubit nga Diyarbakiri kanë shfaqur interes për kampionin e botës me Francën në vitin 2018 dhe kanë nisur kontaktet me kompaninë që menaxhon karrierën e tij.

Megjithatë, zhvillimi më i fundit e ndryshon situatën!

Amedspor ka reaguar zyrtarisht më 9 nëntor 2026, duke mohuar lajmet për transferimin e Pogbas. Në komunikatën e klubit thuhet se informacionet e publikuara nga disa media dhe rrjete sociale nuk pasqyrojnë realitetin dhe se transferimi i mesfushorit francez nuk është në planet e tyre.

Pogba, 33 vjeç, u largua nga Monaco më 19 gusht 2026, pas një marrëveshjeje të përbashkët për ndërprerjen e kontratës, e cila ishte e vlefshme deri në qershor 2027. Gjatë aventurës së tij në Francë, problemet fizike e penguan të rikthehej në nivelin e dëshiruar, duke regjistruar vetëm gjashtë paraqitje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.