Irani ka propozuar rifillimin e negociatave të paqes brenda dy ditësh, duke i cilësuar kushtet e tij si ofertën më të arsyeshme për t’i dhënë fund konfliktit. Propozimi vjen pas kundërshtimeve të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili i konsideroi kërkesat e Teheranit si të papranueshme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghai, deklaroi se Teherani kërkon heqjen e sanksioneve amerikane dhe të bllokadës detare përpara nisjes së negociatave, si dhe përfundimin e luftimeve në të gjitha frontet.

Propozimi i ri synon shkurtimin e afatit për rifillimin e bisedimeve nga shtatë ditë në vetëm 48 orë.

Ndërkohë, Irani kundërshtoi edhe presionin amerikan ndaj Irakut për mbylljen e kufirit me Teheranin, duke paralajmëruar se kjo nuk duhet të dëmtojë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Zhvillimet vijnë në një moment tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa mundësia e rifillimit të negociatave mbetet e pasigurt.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: