Ivan Balliu akoma nuk ka postuar një njoftim për tërheqjen e tij nga Kombëtarja.
Ishte trajneri Rolando Maran që konfirmoi refuzimin e ftesës. Tashmë ka reaguar edhe presidenti i FSHF, Armand Duka, duke konfirmuar tërheqjen e tij përfundimtare nga Kombëtarja.
POSTIMI I ARMAND DUKËS
“Ivan Balliu ishte gjithmonë gati për Kombëtaren. Një mbrojtës me cilësi të rralla, një profesionist shembullor dhe një njeri që e veshi fanellën kuqezi me dashuri e krenari.
Me vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja, Ivan mbyll një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij.
Ivan, të falënderoj nga zemra që zgjodhe Shqipërinë, që përfaqësove rrënjët e tua dhe që i dhe kaq shumë Kombëtares. Kam shumë respekt për ty, si futbollist dhe si njeri. Uroj që ky rrugëtim me Shqipërinë të ketë qenë po aq i veçantë për ty sa ka qenë për ne të të kishim në ekip.
Emrin tënd e ke shkruar me shkronja të mëdha në historinë e Kombëtares sonë.
Faleminderit, Ivan! ¡Gracias, Ivan!”
© SYRI.net
VIDEO/ Etrit Berisha paralajmëron Finlandën: Kemi marrë një mësim, këtë herë gjithçka është në duart tona!
“Nuk mund të shkruaja një histori më të bukur”, Fisnik Asllani emocionon me golin e parë në Bundesligë
Makth për skuadrën e NBA-së/ Bllokohet mbi 24 orë në Meksikë, problemet me avionin rrezikojnë...Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: