Fatmir Mediu është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e GJKKO-së.
Ai është parë të futet në Gjykatën e Posaçme i vetëm, ndërsa u thirr për të dëshmuar në gjyqin e dosjes “Partizani”.
Nuk kam patur diskutim për këtë çështje më asnjë pronar, procesi po shkonte drejt privatizimit nga klubi, jo nga pronarët, që shkonte ndesh me ligjet e kohës. Kërkesa ka ardhur nga qeveri socialiste, dhe unë si ministër duhet të kisha kontinuitet”, u shpreh ai pasi doli nga GJKKO, ku dëshmoi për “Partizanin”.
I pyetur nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha rreth çështjes së privatizimit të klubit Partizani, ish ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu shprehu se ka pasur korrespondencë mes ministrave të qeverisë socialiste, e cila i është dërguar ministrit në largim të asaj kohe, Pandeli Majko që më pas është gjetur nga ministri i atëhershëm Mediu.
“Ka pasur një korrespondence mes ministrave të qeverisë socialiste e cila i është dërguar ish kolegut tim zotit Majko, dhe kur kam ardhur unë kam gjetur kërkesën. Ka patur dhe një kërkesë nga klubi për të ndjekur praktikën e cila ishte lënë për gjysmë sipas pretendimit të subjektit, dhe ministri nuk ulet të shkruajë qëndrimin e vet, ja drejton strukturave ushtarake kur është çështje ushtarak, kur është civile shefit të shtabit…
Pastaj përpunohet qëndrimi i ministrit, vjen me memo, siglohet nga autoritete që e kanë përpunuar dhe sipas rregullores, përmbajtja e materialit nuk është përgjegjësi e ministrit, por e atyre që e kanë propozuar. Të vish sot pas 20 vitesh të më thuash cila është praktika, në një kohë që e kishte detyrën për ta hetuar prokuroria, nëse nuk e ka prokuroria atëherë unë nuk mund ta kem. Nëse prokuroria nuk heton dokumentacionin e ministrisë unë nuk kam asnjë autoritet sot për të hetuar atë dokumentacion”, u shpreh Mediu.
Top Channel