Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës të enjten, më 12 nëntor, duke filluar nga ora 10:00.
Kështu ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci para mediave pas mbledhjes së kryesisë.
Në këtë seancë do të shqyrtohen katër marrëveshje ndërkombëtare, ndërsa në rend dite janë edhe interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, e kërkuar nga PDK-ja, si dhe mocioni përmbajtjesor lidhur me çështjen e energjisë elektrike.