Nga gabimi ndaj Finlandës te sfida e radhës, Berisha: E kemi kaluar atë moment
Drejtoria Teknike e FSHF-së ka publikuar formacionin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiore, duke vlerësuar futbollistët që spikatën me paraqitjet e tyre në ndeshjet e fundit të kampionatit.
Skuadra që përfaqësohet më shumë në këtë formacion është Egnatia, me tre futbollistë, ndërsa Tirana, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu kanë nga dy lojtarë secila. Në portë është përzgjedhur Visar Bekaj i Tiranës, ndërsa treshja e mbrojtjes përbëhet nga Andrey Yago i Egnatias, Georgios Lagonidis i Skënderbeut dhe Aleksandar Jovicic i Partizanit.
Në mesfushë bëjnë pjesë Rowan Human i Partizanit, Altin Kryeziu i Egnatias, si dhe dy futbollistët e Vllaznisë, Emmanuel Obinna Nwokporo dhe Sokol Uldedaj. Reparti ofensiv plotësohet nga Fernando i Egnatias, Bismark i Skënderbeut dhe Freddy Alvarez i Tiranës.

Vlerësimi i FSHF-së nuk është kufizuar vetëm te futbollistët, pasi trajneri më i mirë i javës së 11-të është shpallur Dean Klafurić, i cili drejton Tiranën.
Top Channel