
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka theksuar ditën e sotme se maskimi dhe largimi nga vendngjarja nuk mund ta fshehin përgjegjësinë përpara ligjit, duke vënë në dukje rëndësinë e investimeve në teknologji dhe forcimit të kapaciteteve hetimore të Policisë së Shtetit.
“Maska nuk të fsheh nga ligji!
Policia e Shtetit ka identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar personin e dyshuar për grabitjen e bankës në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, i cili kishte vepruar i maskuar dhe ishte larguar nga vendngjarja.
Siç e kemi theksuar edhe më parë, investimi në teknologji dhe forcimi i kapaciteteve hetimore të Policisë së Shtetit janë prioritete në luftën kundër krimit.
Qytetarët duhet të ndihen të sigurt në punë, në rrugë dhe në lagjet e tyre. Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin.
Teknologjia në shërbim të Policisë. Policia në shërbim të qytetarëve”, është shprehur Demo përmes një postimi në rrjetet sociale.