Arkin Jahiji mori sot zyrtarisht detyrën si kryetar i Komunës së Bërvenicës. Në fjalën e tij, ai u zotua të respektojë çdo banor, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare, partiake apo dallimeve të tjera, përcjell TV21.
Jahiji bëri të ditur se gjatë mandatit të tij në komunë do të hapen një zyrë për mërgimtarët dhe një zyrë që do të ofrojë ndihmë juridike falas.
Të lidhura
None found
Duke paraqitur vizionin e tij, kryetari i sapozgjedhur foli për një komunë më të zhvilluar e funksionale, që krijon vende të reja pune, u shërben fëmijëve dhe familjeve, u jep perspektivë fshatrave dhe qeveriset me përgjegjësi.







