Deputetja demokrate, Jorida Tabaku nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet sociale kërkon që debati për buxhetin të përqendrohet te ndikimi real në jetën e qytetarëve. Sipas saj, treguesi kryesor për të vlerësuar ekonominë është nëse përfitimet e rritjes shpërndahen në të gjithë shoqërinë. Tabaku kërkon një orientim tjetër të politikave ekonomike, me mbështetje për punën dhe investime produktive që sjellin përfitime për ekonominë dhe familjet.