Të rinjtë e Gjeneratës Z po i japin përparësi udhëtimeve, kursimit për blerjen e një shtëpie dhe investimeve të ardhshme, në vend të blerjes së një makine. Një sondazh me 1,000 persona të moshës 18 deri në 29 vjeç zbuloi se 27% e tyre nuk kanë gjasa të blejnë një automjet gjatë tre viteve të ardhshme. Ndërkohë, 12% e të anketuarve e konsiderojnë makinën një angazhim të panevojshëm financiar dhe preferojnë të ecin në këmbë, të marrin hua një automjet ose të përdorin transportin publik.
Një trend në rritje gjithashtu tek Gen Z po tregon një ndryshim të qartë në mënyrën se si të rinjtë zgjedhin t’i shpenzojnë paratë. Në vend që të investojnë në produkte dhe sende luksoze, shumë të rinj po zgjedhin përvojat që u krijojnë kujtime, u japin mundësinë të zbulojnë vende të reja dhe të ndajnë momente me të tjerët. Nga koncertet dhe festivalet, te udhëtimet dhe ushqimi, përvojat po marrin gjithnjë e më shumë vlerë krahasuar me të mirat materiale, duke u bërë pjesë e rëndësishme e mënyrës se si të rinjtë shprehin identitetin dhe krijojnë lidhje me të tjerët.