Arrestohet autori i dyshuar i grabitjes së një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë. Në pranga ka rënë Robert Duka, 50 vjeç, nga Vlora, i cili dyshohet se është autori i grabitjes së ndodhur pak ditë më parë.
50-vjeçari u arrestua nga policia pranë rrugës së Kosovarëve në Tiranë. Grabitësi kishte marrë shtëpi me qira në Tiranë, ku dhe fshihej.
Gjatë grabitjes, autori arriti të marrë rreth 60 mijë euro nga banka. Pas hetimeve dhe veprimeve policore, uniformat blu kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 50-vjeçarit, i cili tashmë do të përballet me akuzat përkatëse.
View this post on Instagram
Shfaq Komentet (0)






