"I qetë pas vjedhjes së 60 mijë eurove në një bankë në Tiranë" - momenti kur i dyshuari largohet me monopatinë

Është arrestuar i dyshuari për grabitjen një banke të nivelit të dytë në Komunën e Parisit një javë më parë.
Mirëpo gazetarja e Top Channel ka siguruar pamjet ku shihet i dyshuari R.D i cili largohet i qetë me monopatinën e tij, pasi kishte grabitur 60 mijë euro nga banka në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Kujtojmë se grabitja ndodhi të hënën e javës së kaluar në orën 10:45, kur një person teksa mbante në kokë një skafandër dhe një çantë supi u fut në bankë dhe i drejtoi armën rojës private, i cili u dorëzua menjëherë dhe hyri në hollin e bankës.
Pas kësaj grabitësi u drejtua nga arka, ku duke kërcënuar arkëtaren mori 60 mijë euro dhe u largua nga vendngjarja me një skuter elektrik. /Tch/
- YouTube www.youtube.com
Nga
Telegrafi
4 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate





































