Milan, Amorim më mirë se Allegri, vetëm Pioli e mposht, por përse e kritikojnë?
Në mbrëmjen ku vëmendja ishte te Julian Alvarez, sulmuesi agjentinas zhgënjeu. Kjo për faktin se përballë ishte skuadra e tij aktuaele dhe ajo që donte ta blinte gjatë muajve të verës(dhe ku ai vetë donte të shkonte) dhe nuk mundi dhe ishte e paevitueshme të fantazoje skenarët ku Alvarez pritej të ishte vendimtar.
Për sulmuesin ishte shansi i artë që të fitonte përfundimisht faljen e tifozëve të Atletico Madrid. Dhe në fakt pati falje, por jo ajo që pritej. Në fakt ishte vetë Julian Alvarez që e fali Barcelonën duke shpërdoruar dy raste të pastra që mund të ndryshonin rrjedhën e ndeshjes. ‘Arana’ dha asist te goli i avantazhit të Atletico, por ishte shumë pak, në krahasim me atë që pritej prej tij.
Dhe emri i Julian u lakua te të gjitha analizat dhe të paktë ishin ata që folën pozitivisht dhe me optimizëm si Simeone. ‘Julian zhvilloi një ndeshje të rëndësishme, mori pjesë në 3 aksione goli, për më tepër dha asist te Giuliano. Çfarë mund t’i kërkojmë më shumë?-tha trajneri i Atletico Madrid-të gjithë donim që të gjente golin, por do ta presim. Kemi nevojë për të, nëse duam të arrijmë aty ku duam të shkojmë’.
Me fjalë të tjera, Simeone e la të kuptohet qartë se do të vazhdojë të besojë te ai. Rastin e parë për shënim, Alvarez e pati në minutën e 5, Koke pasoi të ai dhe Julian u vendos i vetëm përballë Joan Garcias, u mendua dhe rimendua, por nuk gjuajti. U përpoq të driblonte fillimisht nga jashtë, pastaj nga brenda, por në fund mbeti pa asnjë mundësi për të goditur. Minuta më vonë, e korrigjoi gabimin duke dhënë asist te goli i Giuliano Simeone. Në minutën e 26, pati një tjetër
Në minutën e 26-të, ai realizoi një tjetër aksion të bukur, duke manovruar me topin në zonë dhe duke goditur fort me të majtën. Gjuajtja për pak sa nuk përfundoi mes këmbëve të Joan. Dukej sikur Julián e kishte hedhur pas krahëve ngarkesën psikologjike.
Nga ëndrra te makthi
Por, në pjesën e dytë, ai pati një tjetër rast të artë për të kaluar skuadrën në avantazh 2-1. Në minutën e 54-t, Koke dërgoi sërish një top pas shpinës së mbrojtjes së Barcelonës dhe Julián u gjend i vetëm përballë portierit. Pa fuqi apo pa besimin e duhur, sulmuesi zgjodhi të provonte me një parabël, por topi nuk iu afrua aspak traversës. Ky gabim rëndoi edhe më shumë mbi shpatullat e “Arana”. ‘Mungesë besimi? Nuk mund ta di se çfarë ndien ai, por nga ana jonë e ka të gjithë besimin’-këmbënguli Cholo.
Simeone nisi të kryente zëvendësimet njëri pas tjetrit, por vendosi ta mbante argjentinasin në fushë, ndërsa përpiqej t’i jepte zemër dhe i kërkonte të mos e ulte kokën.
‘E duam shumë dhe kemi nevojë për të. Na duhet Juliáni më i mirë dhe do të punojmë me të’- deklaroi trajneri pas ndeshjes. Në atë që duhej të ishte nata e faljes, sulmuesi dëgjoi sërish vërshëllimat e tifozëve nga shkallët e stadiumit. Futbollisti kishte një ëndërr, por kur iu shfaq përpara Barcelona, përjetoi një natë makthi.
Top Channel