Bota
Zjarr në një ndërtesë 40-katëshe, 14 viktima dhe 25 të lënduar

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën nga një zjarr i fuqishëm që përfshiu një ndërtesë 40-katëshe në qytetin Taiyuan, në veri të Kinës.
Flakët shpërthyen në katet e poshtme të godinës dhe u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar panik mes banorëve.
Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat arritën të vinin zjarrin nën kontroll pas rreth dy orësh.
Nga ngjarja, 25 persona të tjerë mbetën të plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




