Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër–Kakavijë, një person përfundon në spital

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.11.2026, 10:47

Një aksident i rendë është shënuar në orët e para të mëngjesit në zonën e Askoves, përgjatë rrugës Gjirokastër–Kakavijë.

Nga informacionet paraprake mësohet se një person ka mbetur i lënduar si pasojë e përplasjes dhe është dërguar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër për trajtim mjekësor.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po heton për të sqaruar se si ka ndodhur aksidenti dhe cilët kanë qenë faktorët që çuan në të.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit